Globi

Vret gruan me thikë dhe më pas i vë flakën vetes, fjalët prekëse të kryebashkiakut

Shkruar nga Liberale

Italia është tronditur kohët e fundit nga një seri krimesh, ku viktima kanë rënë gratë. Vetëm në ditët e fundit dy gra shqiptare kanë humbur jetën në Itali, si pasojë e krimit ordiner të rrugës.

Më tronditëse për Italinë është se po godet krimi në familje dhe ky fenomen është rritur ndjeshëm pas pandemisë.

Novoli, qytet i vogël pranë Leçes e shpalli sot ditë zie, pasi një grua 38-vjeçare, Donatella Miccoli, u godit për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj xheloz, Matteo Verdesca, i cili më pas kreu vetëvrasje duke i vënë flakën vetes brenda një “makine”.

Kryetari i bashkisë së Novolit, Marco De Luca, e komenton tragjedinë si më poshtë: “Unë jam kryetar bashkie, por mbi të gjitha jam burrë, prind, familjar dhe jam i tronditur, kam mbetur pa fjalë nga lajmi i kësaj tragjedie”.

Kryebashkiaku shprehet se e njihte mirë çiftin: “E njihja mirë Donatellën, 38 vjeçe, fëmijët e saj të vegjël, 2 dhe 7 vjeç”

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë që ndodhi. Jam i shokuar, por edhe i zemëruar, i demoralizuar: ne angazhohemi në komunitete për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës ndaj grave dhe më pas e gjejmë veten të masakruar, në këtë mënyrë, kaq barbare, si të hedhësh një gur nga shtëpia.”

De Luca shpall zi qytetin në këtë mënyrë. Si kryetar bashkie, ndjej dhimbjen e një gjithë komunitetit, i shpreh familjes së Donatellës ngushëllimet më të përzemërta të tërë qytetit. I kemi vendosur flamujt në gjysmështizë dhe do të shpallim zi në tërë qytetin, për të kujtuar Donatellën dhe për të bërë që familja, fëmijët, miqtë, njerëzit që e donin të ndjejnë afërsinë tonë”. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH