Aktualitet

Vret gruan dhe më pas veten, kufomat i gjen (dy ditë më vonë) djali i tyre 16-vjeçar

Shkruar nga Liberale
Vret gruan dhe më pas veten, kufomat i gjen (dy ditë më

Nga një rikonstruksion fillestar, burri, një italian rreth të 50-tave, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj gruas, një shtetase moldave, përpara se ta kthente armën kundër vetes.

Burrë e grua  u gjetën të pajetë në një apartament në katin e tretë të një pallati në Via Gambalunga, në qendër të Rimini. Hipoteza - me sa mësojmë - është ajo e vrasjes-vetëvrasjes, edhe nëse dinamika e saktë e fakteve mbetet ende për t'u konstatuar.

Nga një rikonstruksion fillestar, burri, një italian rreth të 50-tave, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj gruas, një shtetase moldave, përpara se të kthente armën kundër vetes.

Ka qenë djali adoleshent që ka gjetur të vdekur prindërit.

Sipas asaj që mësohet, ai kishte fjetur në shtëpinë e të dashurës së tij dhe me të mbërritur në pallat, rreth orës 17.15, ka gjetur derën e hyrjes të mbyllur dhe ka telefonuar prindërit në telefon. Duke mos marrë përgjigje, ai u kërkoi ndihmën e fqinjëve për të hyrë në banesë. Pasi hyri brenda, zbuloi trupat e pajetë të të dy prindwrve.

Në dorën e burrit, arma - e mbajtur rregullisht – e përdorur për të vrarë gruan e tij 47-vjeçare dhe më pas veten. Në vendngjarje policia, hetuesit, dhe mjeku. E pranishme ishte edhe zëvendësprokurorja, Annadomenica Gallucci, e cila urdhëroi autopsinë e trupave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH