Globi

“Vrava gruan” tmerron pasagjerët në fluturim, avioni bën ulje të detyruar në Athinë. Më pas tha se bëri shaka!

Shkruar nga Liberale
“Vrava gruan” tmerron pasagjerët në fluturim, avioni

Një burrë nga Gjermania pretendoi se kishte vrarë gruan e tij, por është arrestuar në aeroportin “Eleftherios Venizelos” Greqi me akuzën e prishjes së qetësisë dhe pengimit të qarkullimit.

Burri, i cili ishte pasagjer në një fluturim nga Shtutgarti në Egjipt pasditen e së shtunës, u kishte thënë dy herë anëtarëve të ekuipazhit me zë të qetë se kishte vrarë gruan e tij në Gjermani. Këtë e kanë dëgjuar edhe pasagjerët e fluturimit, ndaj ka krijuar panik tek ata.

Policia u informua nga anëtarët e ekuipazhit për ngjarjen dhe u bë një ulje emergjente në Athinë. Burri i tha policisë së aeroportit se ajo që po thoshte ishte një gënjeshtër dhe se po bënte shaka.

Megjithatë, për çdo rast, policia kërkoi ndihmën e Interpolit për të zbuluar nëse ish-partneri i gjermanit është vërtet gjallë.

Burri më në fund u arrestua të shtunën mbrëma në aeroport. Përveç ndërprerjes së fluturimit, sjellja e burrit shkaktoi edhe ndërprerje të trafikut për shkak të uljes së detyruar që vonoi fluturimin me një orë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH