Aktualitet

Vrau të fejuarit me 11 plumba, arratisja si në filma e Tesilvan Basho

Shkruar nga Liberale

Policia e shtetit ka vënë pranga 38-vjeçarin Tesilvan Basho, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedentë të theksuar kriminal në Shqipëri.

Mediat italiane shkruajnë se Tesilvan Basho, në 24 janar të vitit 2008, ka vrarë dy shtetas rumun, Ramona Nicoara dhe Valentin Dascalu, të cilët ishin të fejuar me njëri-tjetrin.

Pak përpara se të ndahej nga jeta, Ramona tregon se kush e kishte qëlluar duke thënë se ai ishte shqiptar. Mbi të dy trupat u derdhën 11 plumba.

Pas vrasjes së dy rumuneve, ai largohet nga Italia, por arrestohet në Amsterdam. Nëpërmjet një urdhri të prokurorisë vendoset që ai të ekstradohet në Itali për t’u njohur me akuzën e vrasjes.

Në vitin 2016, Gjykata e Torinos, e dënon atë me burgim të përjetshëm për veprat penale të vrasjes, shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit.

Por nuk kalon shumë kohë dhe ai po në të njëjtin vit, arratiset nga burgu i Rebibbos në Itali. Skema e arratisjes ishte nga ato që shihen edhe në filma.

Së bashku me dy shqiptar të tjerë, Ilir Pere dhe Mikel Hasanbelli, sharrojnë hekurat e qelisë dhe mbi të vendosin një këmishë me qëllim për të mbuluar hapësirën e krijuar nga prerja e hekurave. Ata kishin punuar për një kohë të gjatë në heshtje dhe askush nuk i kishte kuptuar.

Kur gjetën momentin e duhur, ata lidhin njëra pas tjetrës, çarçafë dhe batanije çka i mundësoi atyre zbritjen në tokë. E paqartë për autoritetet italiane ka qenë fakti nëse ata më pas janë larguar në këmbë apo ka qenë dikush jashtë duke i pritur.

Tesilvan Basho në Itali njihej me nofkën 'Thesis'./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH