Aktualitet

Vrau shokun e tij, zbardhet e kaluara e autorit: U mbajt peng në...

Shkruar nga Liberale
Vrau shokun e tij, zbardhet e kaluara e autorit: U mbajt peng në...

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me Noel Dishin, vrasësin e Vilson Tafçiut. Dy vite e gjysmë më parë, Dishi u mor peng në Durrës.

Sipas BW, ai u mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda, por me shkrirjen e tyre dosja i kalua në prokurorinë e Durrësit. Ditën e ngjarjes Dishi ishte në prokurorinë e Durrësit ku dha deklarime për rrëmbimin.

29-vjeçari ditën e sotme ka dalë para Gjykatës, ku ka deklaruar se mbrëmjen e 20 janarit u telefonua nga Vilson Noka Tafciu dhe e lanë të takoheshin tek një lokal në zonën e Astirit, ku edhe më pas ndodhi krimi.

“Debatuam dhe Vilsoni më tha se ‘do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej koken’. Më pas edhe me shau. Tentova të largohesha, por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se cfarë bëra”, rrëfeu Dishi.

Ndërkohë, arma e krimit dhe celulari i Dishit nuk janë gjetur nga policia./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH