Aktualitet

Vrau shokun e tij, vetëdorëzohet autori

Shkruar nga Liberale
Vrau shokun e tij, vetëdorëzohet autori

Vetëdorëzohet në polici Marjus Dema, 28-vjeçari që qëlloi për vdekje shokun e tij, Mehmet Qema.

Në polici është vetëdorëzuar edhe Frenfli Myftarin, një nga personat që ishte i pranishëm në momentin e ngjarjes.

Viktima dhe autori kanë qenë bashkë në lokal për disa orë në zonën e “5 Majit” në Tiranë, bashkë me disa shokë të tjerë.

Nuk dihet ende në çfarë rrethanash, i riu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me një plumb të vetëm në gjoks shokun e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH