Aktualitet

Vrau oficerin e policisë bashkë me të birin 8 vjeç, Kanadaja refuzon ekstradimin e Ëngjëll Brahimit drejt Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
Vrau oficerin e policisë bashkë me të birin 8 vjeç,

Ëngjëll Brahimi nuk do të ekstradohet në Shqipëri. Gjykata e Lartë Quebec në Kanada, ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Brahimit drejt vendit tonë, i cili u arrestua në Montreal, ku edhe jetonte prej shumë kohësh, ku njihej me emrin Piro Kota.

Qeveria shqiptare kërkoi ekstradimin e tij, por kërkesa u refuzua nga autoritetet kanadeze.

Ëngjëll Brahimi u akuzua për vrasjen e oficerit të policisë, Astrit Braçe dhe djalin e tij 8 vjeçar, në një sulm me armë zjarri më 10 Gusht të vitit 2000.

“Provat janë kaq të dëmtuara dhe aq të pabesueshme sa që ekstradimi do të ishte një gabim drejtësie”, ka thënë gjykatësi Alexandre Boucher.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH