Aktualitet

Vrau nipin me armë zjarri, arrestohet xhaxhai

Shkruar nga Liberale
Vrau nipin me armë zjarri, arrestohet xhaxhai

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga autorin e krimit të rëndë në Fushë-Krujë.

"Shërbimet e Policisë pas veprimeve të shpejta e profesionale, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit të vrasjes së 41 vjeçarit. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e Policisë.

Rreth orës 18:00, Shkëlqim Halili 57-vjeç në fshatin Halil qëlloi për vdekje nipin e tij, Julian Halili. Pas krimit të rëndë, ai u largua nga vendngjarja./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH