Aktualitet

Vrau nënën, 44-vjeçari nuk pendoeht: Një ditë do të ndodhte

Shkruar nga Liberale
Vrau nënën, 44-vjeçari nuk pendoeht: Një ditë do

Gjykata e Shkallës së Parë në Pogradec dha sot masën e sigurisë, “arrest me burg” për 44 vjecarin Olsi Çekiçi i njohur ndryshe si “Lorja”. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak edhe të masave ndaj COVID-19.

Sipas News 24, autori ishte i qetë dhe nuk ka shprehur pendesë. Ai ka thënë para gjykatës të njejtat deklarime që dha edhe gjatë marrjes në pyetje nga policia pas arrestimit. Ai ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pohuar autorësinë e vrasjes së nënës dhe plagosjes me mjete te forta të të vëllait, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën, në momentin që 44 vjeçari po i priste kokën.

“Vëllai më goditi i pari, unë vrava nënën”, mësohet të ketë thënë në gjyq.

Gjatë deklarimeve të tij të mëparshme ai nuk ka shprehur pendesë duke thënë se kjo gjë “një ditë do të ndodhte”.

Po ashtu, mësohet se nëna e vajzës dhe ish bashkëshortja e Olsi Çekiçit, e cila momentalisht ndodhet në Itali, kërkon të marrë kujdestarinë e vajzës së saj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH