Aktualitet

Vrau me thikë vëllanë, dalin detaje të tjera nga krimi në Dibër

Shkruar nga Liberale
Vrau me thikë vëllanë, dalin detaje të tjera nga krimi

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Dibrën, ku vëllai ka vrarë më thikë vëllanë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pas mesnatës në Maqellare, ku 26-vjeçari Florian Tonuzi në rrethana ka qëlluar me thikë për vdekje vëllain e tij 23 vjeç, Benard Tonuzi.

“Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital”, thotë policia.

Sipas dëshmisë së fqinjëve, familja në fjalë ishte e qetë dhe nuk kishte shfaqur probleme më herët.

Sipas ‘BW’ autori Florian Tonuzi kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu (3-4 muaj), ndërkohë që dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Sipas fqinjëve, familja kishte vetëm këta dy djemë, ndersa autori pas daljes nga burgu kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor.

Mësohet se vëllai ka goditur disa herë me thikë të riun, ndërkohë që ky i fundit ka ndërruar jetë në spitalin e Dibrës.

Pas krimit autori është larguar nga banesa, ndërkohë që policia vijon krehjen e zonës, për arrestimin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH