Aktualitet

Vrau me kaçavidë 26-vjeçarin pas një konflikti të vjetër, arrestohet autori në Bulqizë

Shkruar nga Liberale
Vrau me kaçavidë 26-vjeçarin pas një konflikti të

Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së 26-vjeçarit mbrëmjen e së hënës në Shupenzë, Bulqizë. Dorjan Dema për motive të dobëta, pas një sherri të vjetër mes tyre, ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin Dritan Manjani, i cili humbi jetën në spital.

"Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH