Aktualitet

Vrau me 13 plumba të dashurin e motrës e kushëririn e tij, zbardhet..

Shkruar nga Liberale
Vrau me 13 plumba të dashurin e motrës e kushëririn e tij,

Gardiani i burgut të Fierit, Martin Skëndaj, ka qëlluar plot 13 plumba mbi komshiun e tij, Manol Rrapaj dhe kushëririn e këtij të fundit Elis Kapaj, duke i lënë të vdekur në vend. Të dy viktimat janë ndjekur me vrap rreth e qark poliklinikës së Patosit, ku janë qëlluar me një pistoletë tip “Glock” që Skëndaj e kishte tërhequr në datën 9 prill 2019, nga depoja e armatimit të burgut të Fierit.

“Shqiptarja.com” zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, i cili është filmuar dhe dokumentuar plotësisht nga kamerat e sigurisë së poliklinikës së Patosit.

Dy viktimat Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj, fillimisht i kanë bërë pritë gardianit të burgut të Fierit, i cili sapo ka dalë nga poliklinika është përballur me goditjet me levë që i ka bërë Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj. I ndodhur përballë këtij sulmi me sende të forta, gardiani ka nxjerrë armën e shërbimit dhe më pas ka filluar t'i qëllojë të dy agresorët.

Të parin ka vrarë Elis Kapaj, të cilin pasi e ka rrëzuar e ka qëlluar më pas me një plumb në kokë, duke ja puthitur pistoletën. Më pas ka ndjekur dhe ka vrarë të dashurin e motrës, Manol Rrapaj. Pasi ka kryer dy vrasjet, Martin Skëndaj, ka qëndruar në vendngjarje, duke hedhur armën luftarake dhe i ka kërkuar një mjeku të poliklinikës, që të njoftonte policinë, duke pritur në vendngjarje sa ka mbërritur policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH