Aktualitet

Vrau kushëririn për 10 mijë euro, ja kush është Endrik Lluka

Shkruar nga Liberale
Vrau kushëririn për 10 mijë euro, ja kush është Endrik

Ditën e sotme RENEA ka arrestuar Enrik Llukan i cili ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e kushëririt të tij dhe plagosjen rëndë të vëllait të këtij të fundit.

Ai u arrestua në banesën e tij, ku nga kontorlli është gjetur dhe një armë zjarri tip pistoletë.

Enrik Lluka akuzohet si autor i një konflikti për çështje pronësie mes tij dhe dy vëllezërve Dorian e Birbil Lluka.

Gjatë konfliktit ai ka qëlluar me armë drejt tyre, duke lënë të vdekur 29-vjeçarin Dorian Lluka, dhe plagosur rëndë Birbil Llukën.

Shkak i konfliktit mes kushërinjve Lluka mendohet se ka qenë një borxh i pashlyer prej 10 mijë eurosh./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH