Aktualitet

Vrau kunatën, zbardhet dëshmia e Erdet Çapokut

Shkruar nga Liberale
Vrau kunatën, zbardhet dëshmia e Erdet Çapokut

Shqipëria u trondit sot nga një krim në familje. Erdet Çapokut vrau në Paskuqan kunatën e tij Enkeleda Çapoku, 35-vjeçe.

Ndërkohë, është zbardhur dëshmia e autorit të ngjarjes së rëndë, Erdet Çapokut. Ai është shprehur se ishte i penduar që kishte vrarë 35-vjeçaren , ndërsa ja shtuar se me Enkeledën ka pasur gjithëmonë mosmarrëveshje.

Ai ka treguar dhe mënyrën se si e kreu krimin, duke thënë se pasi e kishte goditur, 35-vjeçares i ka dalë gjak nga koka, në ato momente ai është larguar nga banesa dhe është fshehur në Laprak tek shtëpia e një kushëriri.

 “Jam penduar per vrasjen. Nuk duhet ta kisha bere. Isha i nxehur dhe doja te nxirrja dufin. Me kunaten kam pasur mosmarreveshje gjithmone. Ajo nuk me respektonte dhe nuk me degjonte. Pasi u perlesha me te e pashe qe po i dilte shume gjak nga koka dhe ika. U fsheha tek shtepia e kusheritit ne laprak derisa erdhi policia (Shtepia ishte bosh pasi kusheriri jetonte jashte vendit)”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH