Aktualitet

Vrau kunatën, 34-vjeçari duke qarë tregon arsyen e krimit: Dyshoja...

Shkruar nga Liberale
Vrau kunatën, 34-vjeçari duke qarë tregon arsyen e krimit:

Është zbardhur dëshmija e Erdet Çapoku, 34-vjeçarit që vrau mbrëmjen e djeshme në Paskuqan kunatën e tij.

Kokulur dhe duke qarë në komisariat, autori ka pranuar krimin, duke u shprehur se dyshonte që kunata i tradhtonte të vëllain.

"Kam qenë i alkoolizuar kur shkova tek kunata. Kemi pasur konflikte familjare. Dyshoja se kunata më tradhtonte vëllain", mësohet se është shprehur.

Sipas Report TV, edhe në momentin që 34 vjeçari u arrestua në Laprakë, ka qenë në gjendje të dehur./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH