Aktualitet

Vrau Klodian Rashën, prokuroria kërkon 20 vjet burg për ish-efektivin

Shkruar nga Liberale
Vrau Klodian Rashën, prokuroria kërkon 20 vjet burg për

Prokuroria e Tiranës kërkoi një dënim prej 20 vitesh burg për ish-efektivin e policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Ish-efektivi i forcave “Shqiponja” po gjykohet për akuzën e “vrasjes me dashje” të 25-vjeçarit Klodian Rasha, ngjarje kjo e ndodhur 8 dhjetorin e vitit të kaluar, në kryeqytet.

Duke qenë se Hajdarajt i është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar, përfiton ulje me 1/3 e dënimit duke e çuar në 13 vjet e 4 muaj pretencën e prokurorisë.

Prokurori Ardian Braho nënvizoi rrezikshmërinë e veprës penale dhe rrethanat e kryerjes së saj. Sipas prokurorit, vepra u krye nga një punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës së tij dhe me armën e shërbimit. “I pandehuri e ka konsumuar veprën pa motiv të qenësishëm, pa u ndjerë i rrezikuar dhe gjatë detyrës”, tha Braho.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH