Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për shefin e sigurisë së Burgut të Durrësit, Bledar Toçi, i akuzuar për vrasjen me dashje të Dritan Haxhollit.
Po ashtu më herët gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për vëllain e tij Bernard Toçin, i arrestuar nga policia pasi në banesën e tij u gjet lëndë narkotike.
Në kërkesën e Prokurorisë për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit, shpjegohet se Marsida Qatja i kërkoi ndihmë mikut të saj, Bledar Toçi, që të ndërhynte për t’i zgjidhur një problem që kishte me ish-të dashurin e saj, Dritan Haxholli.
Toçi i ka premtuar asaj se do ta ndihmonte dhe e kanë lënë të takohen në shtëpinë e 30- vjeçares ku më pas ndodhi ngjarja e rëndë. /Gazeta Liberale