Aktualitet

Vrau gruan e tij, shqiptari vetëdorëzohet në polici

Shkruar nga Liberale
Vrau gruan e tij, shqiptari vetëdorëzohet në polici

Avni Meçja, shqiptari i cili vrau gruan e tij rumune në Itali është dorëzuar në polici.

Sipas mediave italine Meçja vendosi që të dorëzohej vetë në polici, duke pranuar në këtë mënyrë krimin për të cilin akuzohet.

Autori, gjatë një telefonate me të vëllanë, i cili jeton në Verona, pranoi krimin teksa rrëfeu se i duhej të largohej, mirëpo ndryshoi mendje duke u vetëdorëzuar.

Avni Meçje vrau bashkëshorten e tij rumune, Alexandra Elena Mocanu dy ditë më parë, por krimi u zbulua vetëm një natë më parë, kur shqiptari telefonoi familjarët e tij dhe i lajmëroi se do të kthehej në Shqipëri pasi kishte vrarë të shoqen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH