Aktualitet

Vrau gruan e tij, piloti grek i frikësohet vdekjes për shkak të një shqiptari

Shkruar nga Liberale
Vrau gruan e tij, piloti grek i frikësohet vdekjes për shkak të

Piloti grek Babis Anagnostopoulos është bërë sërish lajm në mediat greke për shkak të një shqiptari. Vrasësi i bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline Crouch, është i frikësuar për jetën e tij.

Babis është transferuar në një qeli me një vrasës tjetër dhe mendon se shoku i tij i dhomës mund ta vrasë.

Javën e kaluar mediat zbuluan se ai ishte sulmuar në burgun e Korydallos nga një i burgosur gjeorgjian dhe më pas u transferua në burgun Malandrino, 250 milje në veri, i cili konsiderohet si “Alcatrazi grek”.

Tani po e ndan qelinë me një vrasës të paidentifikuar shqiptar dhe është i shqetësuar për jetën e tij, mes frikës se një “kontratë vdekjeje”.

Kujtojmë që pas vrasjes së gruas, piloti sajoi historinë e një grabitjeje në shtëpinë e tij. Madje ai arrit edhe më tej, duke deklaruar se grabitësist ishin shqiptarë, por më vonë hetimet nxorën se ai ishte vetë vrasësi dhe nuk kishte asnjë grabitje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH