Aktualitet

Vrau gruan dhe e la ta mbështjellë me batanije brenda banesës, shqiptari dorëzohet në polici

Shkruar nga Liberale
Vrau gruan dhe e la ta mbështjellë me batanije brenda banesës,

Personi i dyshuar për vrasjen e gruas së tij Alexandra Elena Mocanu, e gjetur e vdekur mbrëmjen e së dielës në banesën e tyre në numrin 42 në Viale Trieste, është paraqitur pasditen e sotme në policinë në Bolzano. Avni Mecja, 42 vjeç, duket se është nisur për në Shqipëri gjatë fundjavës para se të kthehej në Itali: për momentin, sipas asaj që raporton Ansa, ai do të ishte në Prokurori.

Trupi i Aleksandra Elenës është gjetur pasditen e djeshme pasi disa të njohur kanë dhënë alarmin, sepse nuk  kanë mundur të komunikojnë me të. Trupi i saj u gjet i mbështjellë me batanije: për momentin bëhet e ditur se ajo është goditur disa herë me një objekt të mprehtë, dhunshëm në kokë, por do të jetë e nevojshme autopsia për të zbardhur shkaqet e vdekjes. Vrasja dyshohet se është kryer disa orë para se të gjendej trupi.

Viktima punonte si banakiere në një qendër tregtare në zonë, por përpara se të transferohej në Bolzano kishte jetuar në Verona. Krimi ka ndodhur në katin e pestë të një pallati në afërsi të pishinës publike Lido. Hetuesit janë nisur menjëherë në gjurmët e bashkëshortit të saj, i cili dyshohej se ishte larguar vetëm për të mbërritur në Shqipëri. Fqinjët raportuan për grindjet e vazhdueshme të çiftit.

“Shpesh i kemi dëgjuar duke u grindur. Nga banesa e tyre kemi dëgjuar zënka të shpeshta me zë të lartë mes tyre dhe kjo ka ndodhur edhe të shtunën në mbrëmje, deri rreth orës 22.30, më pas kemi dëgjuar përplasjen e sirtarëve dhe më pas asgjë më shumë. Heshtje deri të dielën, kur policia mbërriti me zjarrfikëset për të hyrë në banesë”. Hetimet koordinohen nga prokurorja Claudia Andres./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH