Kryesore

Vrau familjen dhe veten, dalin detaje të reja nga krimi në Gjilan

               Publikuar në : 17:03 - 19/02/20 liberale

Policia e Kosovës ka dhënë detaje sa i përket gjendjes mendore të Valdete Bllacës, e cila dyshohet se vrau katër familjarët e saj, babanë, nënën, dy vëllezërit dhe në fund vrau edhe veten.

Nga policia e Kosovës treguan se zyrtarja e ndjerë ishte trajtuar në 14 seanca të ndryshme dëgjimore dhe këshilluese nga viti 2016 deri në fund të vitit 2019.

Zyrtarja policore V. B., e cila dyshohet se është përfshirë në rast, ka qenë duke punuar në Stacionin Policor të Gjilanit dhe që nga 07.07.2017 (pas rekomandimit të psikologut të Policisë së Kosovës i është marrë arma zyrtare dhe është caktuar në punë të lehta), ky vendim është rikonfirmuar më pas edhe nga klinika përkatëse pas kontrolleve shëndetësore psikologjike të mbajtura me 16.10.2019 për shkaqe shëndetësore, e njëjta ka qenë me detyra të lehtësuara kryesisht me punë administrative, ku bazuar në rekomandimet dhe procedurat e parapara të njëjtës i ishte marrë arma zyrtare”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Trajtimin e fundit mjekësor psikologjik në klinikë, ajo e kishte realizuar në datën 03.10.2019, ku i është rekomanduar heqja e uniformës, përfshirë edhe armën zyrtare për shkak të gjendjes së saj shëndetësore/psikologjike, si dhe i është caktuar terapia përkatëse./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back