Aktualitet

Vrau dhëndrin që po divorcohej nga e bija/ Akuzat për dhunë e tradhti

Shkruar nga Liberale
Vrau dhëndrin që po divorcohej nga e bija/ Akuzat për dhunë

Kudret Saliaj, i cili mbeti i vrarë mesditën e sotme nga ish-vjehrri i tij, po priste të zhvillonte seancën e radhës gjyqësore të divorcit nga Dhurata Saliaj, e bija e Mexhit Picarit.

Ky i fundit, ish-polic burgu, është autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi të premten e 4 qershorit, ndërsa la të plagosur edhe avokatin e viktimës, Adriatik Camën. Kudret Saliaj kishte nisur procedurat e divorcit nga Dhurata që në tetorin e vitit të kaluar.

Çifti i cili ka tre fëmijë të mitur nga martesa e tyre, ishin përfshirë në konflikte dhe debate për dhunë dhe tradhti që në fund të vitit 2020.

Rasti i konfliktit brenda familjes Saliaj që jetonte në kryeqytet, është trajtuar edhe në emisionin Uniko, të gazetarit Spartak Koka. Në këtë emision, vetë Dhurata, bashkëshortja e të ndjerit dhe vajza e autorit të vrasjes, pati rrëfyer në nëntor të 2020-ës historinë e saj.

Akuzat dhe arrestimi

Brenda familjes ka pasur akuza dhe kundërakuza, pretendime për tradhti bashkëshortore, mosmarrëveshje dhe deklarata për dhunë fizike dhe psikologjike. Familja e bashkëshortit, konkretisht vjehrra e 32-vjeçares, mbesa e burrit të saj, madje edhe 2 fëmijët e saj, e akuzojnë Dhurata Saliajn për tradhti bashkëshortore. Ata thonë se ka prova, ndërsa vetë Dhurata mohon çdo gjë të tillë dhe i konsideron sajesa e trillime.

Por konflikti brenda familjes u tensionua akoma më shumë. Ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici, ku akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, si dhe të kishte kërcënuar vjehrrën.

Pas këtij kallëzimi, Dhurata Saliaj u arrestua më datë 3 Tetor. Pasi u arrestua, Dhurata doli përpara Gjykatës së Tiranës dhe trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie.

Dhurata Saliaj, 32-vjecare jetonte në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Picar në periferi të kryeqytetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH