Aktualitet

Vrau dhe groposi 8-vjeçarin, merret vendimi për mostrën e Fierit

Shkruar nga Liberale
Vrau dhe groposi 8-vjeçarin, merret vendimi për mostrën e

Klodian Çalamani, i konsideruar si monstra i Fierit, është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe groposjen e 8-vjeçarit Mateo, ngjarje e ndodhur më 16 Nëntor 2021.

Gjykata e Fierit e shpalli fajtor Çalamanin për akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit dhe marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur, kjo për shkak se autori kishte abuzuar seksualisht me 8-vjeçarin para se t’i merrte jetën dhe ta groposte në oborrin e banesës së tij.

Nga hetimet ka rezultuar se Klodian Çalamani e vrau me lopatë 8-vjeçarin, familja e të cilit banon pak metra më tutje, dhe më pas e groposi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH