Aktualitet

Vrau biznesmenin në Himarë, autori: Fjeta dy ditë në makinë

               Publikuar në : 20:31 - 20/10/20 liberale

Tri ditë pas vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë, autori i dyshuar i ngjarjes , Kliti Leka, rrëfen edhe planifikimin e krimit. Ai ka deklaruar se ka fjetur dy ditë në makinë derisa ka pritur momentin e duhur për të kryer vrasjen.

“Prej dy ditësh kisha shkuar në Himarë me një automjet të marrë me qira në Tiranë. Gjatë këtyre dy ditëve kam fjetur në makinë. Pasi kam parë Nikollaq Goron, e kam ndjekur nga pas dhe në momentin që ka zbritur nga makina dhe është drejtuar te marketi i motrës, kam zbritur dhe e kam qëlluar disa herë me armë zjarri.

Më pas jam larguar me makinë dhe jam futur në zonën e Livadhit, ku kam hedhur çelësat në det dhe jam larguar drejt vendit të njohur si “Prozhektori”, vend ku më pas më ka kapur policia”, ka deklaruar 53 vjeçari para gjykatës së Vlorës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës, ku biznesmeni u qëllua për vdekje në afërsi të supermarketit të motrës së tij. Shkaku i krimit është një konflikt i pazgjidhur për një hapësirë toke ku është ndërtuar pallati i biznesmenit, në të cilin po punohet aktualisht.

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back