Aktualitet

Vrau 7 vjeçaren, Gjykata ndryshon vendimin e dënimit për shqiptaren

Shkruar nga Liberale
Vrau 7 vjeçaren, Gjykata ndryshon vendimin e dënimit për

Muajin e kaluar, Eltiona Skana, 30 vjeçe, e konsideruar skizofrene paranojake, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Emily Jones në një park në Bolton.

Fillimisht asaj iu tha se nuk mund të konsiderohej për lirim me kusht për të paktën tetë vjet, por ajo periudhë minimale tani është rritur në 10 vjet e tetë muaj, shkruan televizioni britanik “Sky”.

Justice Wall shpjegoi në një seancë të shkurtër në Gjykatën e Teesside, se kishte përgjysmuar dënimin duke menduar se ishte 16 vjet.

Ai tha: “Sidoqoftë, kur e kalova atë dënim, kisha harruar nga 1 prilli 2020 ligjin për periudhën minimale që duhej të vuante nga një shkelës i dhunshëm ose seksual, dënimi i të cilit ulet me dy të tretën dhe jo gjysmën e dënimit. Kështu, afati minimal që unë vendosa është llogaritur gabimisht. Ishte një gabim, për të cilën unë marr përgjegjësinë e plotë”.

Skana ndoqi seancën dëgjimore përmes videos nga spitali i sigurisë së lartë Rampton, ku ajo është një paciente në bazë të Aktit të Shëndetit Mendor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH