Aktualitet

Vrasjet e bujshme të 15 viteve më parë, arrestohen dy të dyshuarit

Shkruar nga Liberale
Vrasjet e bujshme të 15 viteve më parë, arrestohen dy të

Policia e Shtetit njofton se ka ekzekutuar masat e sigurisë arrest me burg ndaj 4 personave në bazë të hetimeve të drejtuara nga SPAK për vrasjet e bujshme të ndodhur 15 vite më parë.

Në kuadër të operacionit “Asgjë nuk harrohet” u vunë në pranga shtetasit Viktori Ymeri dhe Luftar Reci, ndërkohë që Indrit Taullau është arrestuar në Kosovë ndërsa Emiliano Shullazi ndodhet aktualisht në paraburgim për një vepër tjetër penale.

Gjithashtu policia njofton se janë shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasit Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj, për të cilët vijon puna intensive për lokalizmin dhe kapjen e tyre.

Për këta shtetas, pas provave të grumbulluara nga hetimet e kryera, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, konkretisht:

Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Luftar Reci dhe Indrit Taullai dyshohen për vrasjen e kryer në bashkëpunim të shtetasit Kleidi (Klodjan) Saliu dhe Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit.

Ndërsa Emiljano Shullazi dhe Viktor Ymeri akuzohen për vrasjen e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH