Aktualitet

Vrasje për një vajzë? Detaje për ekzekutimin e të riut në Unazën e Re

Shkruar nga Liberale
Vrasje për një vajzë? Detaje për ekzekutimin e të riut

Teksa pistat ishin të shumta që nga prishja e pazareve, dëshmia e një vajze të re që kishte 16 mijë ndjekës në Instragam ka hedhur poshtë te gjitha pistat e tjera. Sipas dëshmisë, vajza me emrin Blerta L., e njohu rastësisht viktimën dhe vrasësin 9 ditë përpara krimit.

E reja, u ndal në rrugeë nga Noel Dishi të cilit pranoi t’ia japë numrin e telefonit dhe të pije në ditët në vazhdim kafe. Por teksa i riu tashmë i arrestuar për vrasjen e Vilsonit kërkoi të lidhej me të madje duke i afruar edhe ndihmë për hapjen e një biznesi ajo dëshmon se e refuzoi këtë kërkese.

“Nje ditë para vrasjes Noeli më telefonoi dhe më pyeti nga e njeh Vilsonin”, thotë e reja , “por unë ju përgjigja pse me pyet vetëm për atë kur kam 16 mijë ndjekës në Instagram”.

“Noeli me pyeti pse më gënjen se ti ke qenë e lidhur me Vilsonin”, dëshmon e reja dhe me pas sipas asaj që është këqyrur nga prokuroria, e reja i ka kërkuar llogari viktimës se përse mburrej kur ajo nuk kishte raport me të.

“Ua bëra të qartë të dyve se nuk doja të më përzienin, dhe i bëra bllok por Vilsoni këmbëngulte nga ana e tij se edhe Noeli kishte shkuar në lokalin pranë Unazës se Re dhe me tregoi se me foton time po i mburrej shiko me kë jam lidhur”.

Të gjitha këto biseda ndodhen në datën 19 janar ndërsa ne datën 20 janar u krye vrasja evidentohet ne dosje, ku sipas vajzës një shoqja e saj i kishte thëne se Noel Dishi kishte qene ne prokurori për një çështje të madhe dhe jo me për për këto gjëra se ai vriste më të mirin.

Sipas dëshmitares, pas krimit në datën 7 prill, Noel Dishi e ka telefonuar nga burgu dhe kur Bleta e ka pyetur pse e bëre i dyshuari i është përgjigjur: Ma ka hedhur njëherë dhe nuk doja t’ma hidhte përsëri.

Dëshmitarja tregon se kishte frike mos keqkuptohej shoqëria e viktimës, ndërsa i arrestuari e ka qetësuar ne telefon: Mos ki merak se dhe ata e dinë që nuk je shkaku ti se kemi patur njohje me përpara dhe kishim dhe probleme të tjera. /Top Channel

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH