Aktualitet

Vrasje me armë zjarri në Tiranë, policia jep detajet e para

Shkruar nga Liberale
Vrasje me armë zjarri në Tiranë, policia jep detajet e para

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një bari, tek “Unaza e Re”, ndërkohë që viktimë ka mbetur një 35-vjeçar, ende i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë dhe ende nuk dihen shumë detaje.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe shkaqet e vrasjes. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur krimin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH