Kronikë

Vrasja pas sherrit për parcelat e kanabisit, 37-vjeçari lezhjan arrestohet 1 vit pas ngjarjes

Shkruar nga Liberale
Vrasja pas sherrit për parcelat e kanabisit, 37-vjeçari lezhjan

Një 37 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi një vit më parë akuzohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Pjetër Kola, 44 vjeç, nga Lezha.

Sipas policisë mësohet se i arrestuari është Maltin Gjini, 37 vjeç, banues në Lezhë.

Sipas informacioneve Maltin Gjini është dhe autori kryesor i vrasjes së 44 vjeçarit më 27 shtator të vitit 2022 në fshatin Kurthpulë, Pukë, pas sherrit për fushat me kanabis.

Në kuadër të kësaj ngjarje 37 vjeçari Gjini është dënuar me burg për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kjo është një ngjarje që sipas uniformave blu dyshohet se ka ndodhur nga konflikteve që këta të dy kanë pasur në kultivimin e lëndëve narkotike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH