Aktualitet

Vrasja në Tiranë/ Autori hyri në lokal dhe qëlloi ish-dhëndrin

Shkruar nga Liberale
Vrasja në Tiranë/ Autori hyri në lokal dhe qëlloi

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku një person u vra dhe një tjetër u plagos.

Sipas BW, autor i dyshuar i krimit, shtetasi me inicialet K.P., ka hyrë në një lokal ku ishte ulur ish-dhëndri i tij dhe ka qëlluar ndaj tij 8 herë me armë, duke i marrë atij jetën.

Nga të shtënat është plagosur lehtë ish-prokurori, aktualisht avokat, Adriatik Cama, i cili është transportuar në spital.

Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci. Fill pas krimit, autori i dyshuar i ngjarjes është larguar me një automjet tip ‘Hyundai’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH