Aktualitet

Vrasja në Skrapar, nipi tregon tmerrin: Xhaxhait i ishte prerë koka

Shkruar nga Liberale
Vrasja në Skrapar, nipi tregon tmerrin: Xhaxhait i ishte prerë koka

Detaje horror dalin në dritë nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Jaupas të Skraparit, ku një 77-vjeçar mbeti viktimë e një krimi makabër.

Familjarët e viktimës, Ramadan Çela, tregojnë të tronditur atë që kanë parë me sy, ndërsa janë në gjendje “shoku” nga skena horrorr. Ramadani. Çela rrëfen për BW, se autori i krimit nuk është mjaftuar me një goditje, por e ka masakruar xhaxhain e tij, duke i prerë fytin, damarët e duarve e të këmbëve dhe duke i nxjerrë zemrën nga vendi.

“Unë viktimën e kam xhaxha. Pak pasi ndodhi ngjarja më merr vëllai në telefon dhe më thotë: hajde se xhaxhai është keq pasi atë e kishte marrë në telefon vëllai i autorit dhe i kishte thënë: keni të sëmurë xhaxhanë. Ikëm me shpejtësi në fshat, prapa shtëpisë xhaxhai kishte një bahçe me domate dhe kishte marrë zorrën për të vaditur në momentin kur viktima i kishte vajtur nga prapa dhe i kishte rënë me thikë. Pasi xhaxhai kishte rënë barkas Hamzai i kishte prerë fytin, i kishte prerë damarët e duarve dhe të këmbëve si dhe zemrën ja kishte nxjerrë jashtë dhe ja kishte copëtuar me thikë copa-copa. Trupin e kishte mbuluar gjaku dhe policia na largoi nga vendngjarja. As ne nuk kemi dijeni se si ndodhi, duke ditur se ata kishin shkuarje bashkë dhe sa herë që shkonte në fshat xhaxhai i jepte çdo mëngjes qumësht pa lekë autorit, pasi ishte në kushte të vështira ekonomike. Ne jemi gjak, jemi fis pasi kemi një mbiemër por jemi kushërinj të largët”, -deklaron nipi i viktimës, Bujar Çela.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH