Aktualitet

Vrasja në Shkodër, gruaja e viktimës: I mituri e nxori nga shtëpia

Shkruar nga Liberale
Vrasja në Shkodër, gruaja e viktimës: I mituri e nxori nga

Ingrid Mustafa ka deklaruar për mediat se nuk mendon që bashkëshortin e saj, Endri, e ka vrarë Ibrahim Lici, i akuzuar nga policia për këtë ekzekutim.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha: “Nuk e kemi nga familja Lici, me ta kemi marrëdhënie të shkëlqyer, e kam thënë këtë edhe në polici”.

Ajo kërkoi që autoritetet të marrin më tepër në pyetje 15-vjeçarin, të akuzuar si bashkëpunëtor në këtë vrasje. “Të pyetet i mituri se për çfarë e ka nxjerrë nga shtëpia dhe kush e ka pritur. Ai është përdorur për ta çuar në zonën ku e kanë vrarë. Endri më tha ‘vij për 10 minuta’. I mituri, përdori kodin ‘kur të të nis një kalë në celular, dil nga shtëpia’.

Bashkëshortja e viktimës tha se Endri Mustafa ishte në kërkim nga policia dhe ishte kthyer në shtëpi për të parë fëmijën me rastin e Bajramit.

Endri Mustafa u gjet i vrarë një ditë më parë në lagjen Guerrile në Shkodër, pasi ishte shpallur i humbur prej 3 ditësh nga familjarët. Për ekzekutimin e tij, Policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Lici, i cili prej disa kohësh është në kërkim edhe për ngjarje të tjera kriminale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH