Aktualitet

Vrasja në Shkodër, gruaja e autorit tregon shkakun e ngjarjes

Shkruar nga Liberale
Vrasja në Shkodër, gruaja e autorit tregon shkakun e ngjarjes

Emiljan Ndou, 25-vjeçar, mbeti i vrarë në orët e vona të së premtes nga bashkëfshatari i tij M.K, 47 vjeç për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Pak minuta pas krimit, policia arriti të arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes.

Bashkëshortja e 47-vjeçarit foli për mediat duke thënë se viktima kishte konflikt me djalin e tyre 2 vjeç.

“Kishte konflikt me djalin. Mbrëmë e ka takuar te lokali dhe e ka goditur. Djali erdhi në shtëpi dhe na tregoi. Burri mori automatikun dhe shkoi i ra. Nuk ka pasur lidhje me femra. Ka qenë ora 23 e mbrëmjes. Ai doli nga shtëpia, unë tentova t’i merrja armën burrit, por ai më shmangu dhe qëlloi. Burri nuk është penduar. Ai djalë ishte konfliktual, kishte konflikt dhe me familjen e tij. Armën nuk e kemi pasur në shtëpi. Nuk e di nga e ka marrë. Ai djalë ka vetëm nënën gjallë dhe me të kemi miqësi”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH