1

Vrasja në shesh-xhirim, flet aktori Alec Baldwin: Zemra ime është thyer

               Publikuar në : 20:35 - 22/10/21 liberale

Aktori hollivudian Alec Baldwin ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes tragjike që ndodhi në sheshin e xhirimit ku ai vrau aksidentalisht një kineaste dhe plagosi rëndë regjisorin.

Nuk dihet ende se si arma e tij ishte mbushur me plumba të vërtetë dhe pas dhënies së dëshmisë ai është lënë të shkojë në shtëpi nga policia që e ka konsideruar gjithçka si aksidentale. Në disa postime në Twitter, aktori u shpreh se ishte në kontakt me bashkëshortin e saj dhe i kishte ofruar mbështetje.

“Nuk ka fjalë që përshkruajnë tronditjen dhe trishtimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që mori jetën e Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar thellësisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi. Unë jam në kontakt me burrin e saj, për t’i ofruar mbështetje atij dhe familjes së tij. Zemra ime është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna”, – ka shkruar Baldwin.

Hutchins u dërgua në spital me helikopter pas incidentit në xhirimet e filmit “Rust” , por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back