Aktualitet

Vrasja në Rrëshen, policia jep detajet e para

Shkruar nga Liberale
Vrasja në Rrëshen, policia jep detajet e para

Një 47-vjeçar ka mbetur i vrarë paraditen e sotme në Rrëshen pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç.

Mirditë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH