Aktualitet

Vrasja në Kavajë/ Marsida Qatja nën hetim, rrezikon 5 vite burg

Shkruar nga Liberale
Vrasja në Kavajë/ Marsida Qatja nën hetim, rrezikon 5 vite burg

Marsida Qatja merret nën hetim nga Prokuroria e Kavajës lidhur me akuzën e përshtatje të ambienteve për përdorim të drogës, pas ngjarjes së ndodhur në Kavajë pak ditë më parë.

Referuar Nenit 285/a të Kodit Penal, Qatja akuzohet nga Prokuroria për përshtatje të banesës për grumbullimin e personave me qëllim konsumimin e substancave narkotike, dhe ajo rrezikon të dënohet deri në 5 vite burg.

Më 9 tetor, Dritan Haxholli u vra nga Bledar Toçi në banesën e Marsida Qatjas, dhe grupi hetimor gjeti një pjatë të bardhë e cila ishte përdorur për përgatitjen e kokainës. Më pas, hetimet nxorën se kokainën e kishte sjellë shefi i sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi.

7 doza kokaine u gjetën në banesën e vëllait të këtij të fundit, Benard Toçit pas vrasjes, por ka dyshime se ai kishte me vete kokainë dhe në banesën e Marsida Qatjas pasi u gjetën sende të cilat ishin përdorur./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH