Halla e Marsida Qatjas ka folur për “News 24” dhe ka treguar se ajo është martuar që 14 vjeçe. Ndërsa sa i përket ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku humbi jetën Dritan Haxholli i cili mbeti i vrarë pas një sherri në banesën e saj ajo tha se nuk kishte dijeni që mbesa të ishte e lidhur me të.
“Marsida është martuar 14 vjeçe, me burrin e parë ka 2 fëmijë, ndërsa me burrin e dytë ka një djalë. Ne nuk e dimë që Marsida ka pasur lidhje me Dritanin, sepse ajo vijon te jete e martuar. Nuk na ka treguar qe e kërcënonte njeri. Dhe personat e tjerë qe ishin me Marsiden mbrëmë nuk i njohim”, pohoi e tronditur halla e saj./Gazeta Liberale