Aktualitet

Vrasja në Elbasan, reagon BE: Të hetohet me shpejtësi nga autoritetet

Shkruar nga Liberale

Ambasada e BE ka reaguar në rrjetet sociale pas ngjarjes të rëndë që ndodhi sot në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person, eksponent i PS dhe u plagosën 4 persona të tjerë, mes tyre një polic.

Sipas ambasadës së BE akti është i dhunshëm dhe duhet të hetohet me shpejtësi. Gjithashtu bën thirrje për vetëpërmbajtje.

“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”, deklaroi ambasada e BE.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH