Aktualitet

Vrasja në Elbasan, autori dyshohet ish-efektiv i RENEA

Shkruar nga Liberale
Vrasja në Elbasan, autori dyshohet ish-efektiv i RENEA

Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur 3 persona të tjerë.

Sipas ReportTV, i plagosur ka mbetur edhe dhëndri i Xhuvanit dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.

Ndërkohë, sipas BW, nga të dhënat e para, dyshohet që autori i krimit tronditës është një ish-efektiv i forcave RENEA.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe forcat RENEA janë nisur drejt Elbasanit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH