Pas vrasjes makabre të 22-vjeçares italiane, Giulia Cecchetinn nga i dashurii saj Filippo Turetta, babai i së ndjerë ka bërë një apel rrëqethës për të gjitha gratë.
Ai iu sugjeron vajzave e grave që të kenë kujdes në marrëdhënien e tyre, si dhe iu sugjeron që të flasin me familjen e tyre për çdo gjë apo shqetësim, pasi kështu mund të jenë më të sigurta për jetën e tyre.
“Kujdes me marrëdhënien tuaj. Çfarëdo që të ndodhë, flisni me babain tuaj, vëllain tuaj, raportoni çdo shenjë. Vetëm kështu mund të shpëtoni jetën tuaj”, ka thënë Cecchetinn, ndërsa shton: “diçka duhet të dalë nga kjo çështje. Ne si familje do të punojmë aktivisht që kjo të mos ndodhë më”.
“Unë si baba padyshim që i bëj pyetje vetes dhe fatkeqësisht koha ka kaluar. Tani është vonë. Le të bëjmë diçka për ata që kanë ende mundësinë të qëndrojnë këtu. Ne jemi këtu sepse donim të dërgonim një mesazh dhe duam të shikojmë në të ardhmen, sepse Giulia nuk do të kthehet.
Por sakrifica e vajzës sime nuk duhet të jetë e kotë. Kemi një rrugë të gjatë për të bërë, diçka duhet të dalë nga kjo çështje. Ne si familje – përfundoi më pas Gino Cecchettin para shtëpisë në Vigonovo – padyshim që i mungon shumë Giulia, do ta keni parë nga mesazhet e mia, por ne duhet të forcohemi dhe të shikojmë nga e ardhmja.”- ka përfunduar ai në thirrjen drejtuar të gjitha grave e vajzave.