Aktualitet

Vrasja e teknikut të kondicionerit, jepet vendimi për Albano Kusin

Shkruar nga Liberale
Vrasja e teknikut të kondicionerit, jepet vendimi për Albano Kusin

Gjykata Penale e Tiranës ka rikonfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Albano Kusin, pas dorëzimit të tij në polici.

Ai akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetën”, në kidhje me vrasjen e Indrit Çelajt në vilën e familjes Kusi, ku i riu po kryente punime.

Avokati i Albano Kusit Ilir Murati tha se nuk ka asnjë element për të provuar se Albano ka fshehur të vërtetën për vrasjen e Indrit Çelajt.

“Asnjë hetim nuk është kryer nga Policia Gjyqësore. Po arrestohet një familje, vetëm se është vëllai i Griseldos Albano pse duhet të arrestohet. Ka prova që ai nuk ka qenë te “Muhamet Gjollesha” në vilën ku është kryer vrasja. Albano ka shkuar më pas vetëm ka parë objektin, dhe këto element nuk përbëjnë vepër penale. Nuk ka asnjë element për të provuar se ka fshehur të vërtetën. Nuk mund të mbahet në burg, dhe ju duhet ta shihni ligjin qartë dhe të lironi nga masa “arrest me burg”. Vetëm në Shqipëri dënohen njerëzit kolektivisht”, është shprehur avokati.

Ndërkohë edhe vëllai i Albano Kusit, Griseldo tha gjatë seancës se gjatë kryerjes së vrasjes së Indrit Celës ai ka qenë në zonën e brrylit së bashku me të dashurën e tij.

“Kam dëshmitare të dashurën që gjatë kohës së vrasjes unë kam qenë në zonën e Brrylit”, ka thënë ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH