Aktualitet

Vrasja e studentes në Greqi, shqiptari rrihet dhe përdhunohet në burg

Shkruar nga Liberale
Vrasja e studentes në Greqi, shqiptari rrihet dhe përdhunohet në

Pak ditë më parë, shqiptari Aleksandër Luca, u dënua me burgim të përjetshëm për dhunimin e dhe vrasjen e studentes greke, Eleni Topaloudi.

Mediat greke shkruajnë se jeta e të riut ka ndryshuar në mënyrë drastike, ndërsa pak ditë më parë deklaroi se ishte rrahur dhe dhunuar seksualisht në qelitë ku është vendosur pas dënimit. Sipas informacionit, gjetjet e ekzaminimit mjeko-ligjor konfirmojnë pretendimet e tij për përdhunim nga të burgosurit e tjerë.

“Ata po bërtisnin, po fyenin dhe më godisnin”- ka thënë i riu shqiptar para policisë, ndërsa shtoi se kur u zgjua pas dhunës ishte i zhveshur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH