Globi

Vrasja e Soleimanit, Trump: Nuk e ndalim luftën kundër terrorizmit

Shkruar nga Liberale

Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë një mitingu në Toledo të Ohios ka thënë se nuk do të ndalet së luftuari terrorizmin radikal islamik.

“Nën administrimin tim, ne kurrë nuk do të bëjmë justifikime për armiqtë e Amerikës – kurrë nuk do të hezitojmë të mbrojmë jetën amerikane – dhe kurrë nuk do të ndalemi së punuari për të mposhtur Terrorizmin Radikal Islamik!”- tha Donald Trump.

Nga ana tjetër, Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka kaluar një rezolutë e cila synon t’i kufizojë fuqitë e Trump, lidhur me veprimet ushtarake dhe sidomos ato në Iran.

Rezoluta e miratuar i kërkon presidentit Trump “të ndalojë shfrytëzimin e Forcave të Armatosura të SHBA-së për përfshirje në armiqësi kundër Iranit”./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH