Aktualitet

Vrasja e Saimir Jakut/ Autori ra në 'kurthin' e pijes, gjurmët e gishtave e nxorën zbuluar

Shkruar nga Liberale
Vrasja e Saimir Jakut/ Autori ra në 'kurthin' e pijes,

Janë zbardhur detaje të reja mbi autorin e dyshuar për vrasjen e Saimir Jakut. Mësohet se i arrestuari është shtetasi Dorian Keqi. Ai u arrestua ditën e premte për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Por pas marrjes së gjurmëve të gishtave, policia zgjidhi edhe krimin që kishte 6 vjet pa autor.

Pas vrasjes së ish-drejtorit të Tensionit të lartë për veriun në 9 shtator të 2016-ës, në fshatin Skuraj u gjet një automjet i djegur që dyshohej se ishte përdorur në krim.

Poshtë makinës u zbulua bidoni i benzinës dhe në të u gjet një gjurmë gishti. Por pavarësisht këtij fakti dosja ishte pa autor dhe nuk u bë dot e mundur asokohe, (në vitin 2016) identifikimi i gjurmës së gishtërinjve.

Por gjurmët e Keqit janë përputhur me ato që u gjetën në bidonin e benzinës. Ai ka refuzuar të japë shpjegime, por dyshohet të ketë vepruar kundrejt pagesës për të kryer vrasjen e Jakut.

Saimir Jaku, 33-vjeç, ish-Drejtor i Tensionit të Lartë për zonën e veriut u vra me armë zjarri më 9 Shtator 2016 në një lokal në Rrëshen. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur edhe Gjergj Prenga, 50-vjeç, i cili ndodhej në tavolinë me viktimën në momentin kur ndodhi vrasja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH