Aktualitet

Vrasja e Rashës, Soreca: Të vendoset drejtësi, të shmanget dhuna

Shkruar nga Liberale
Vrasja e Rashës, Soreca: Të vendoset drejtësi, të shmanget

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka reaguar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha përmes një postimi në rrjetet sociale.

Soreca shkruan se i ka ndjekur i shqetësuar zhvillimet e fundit dhe kërkon një hetim të drejtë për ngjarjen. Po ashtu, ai bën thirrje për shmangien e akteve të dhunës.

“Shumë i trishtuar për zhvillimet e ditëve të fundit. Mendimet e mija janë në këto momente me familjarët e Klodian Rashës. Tashmë është shumë e rëndësishme që kjo ngjarje tragjike të hetohet në mënyrën e duhur dhe drejtësia të vendoset dhe që shqetësimet e shprehura në mënyrë paqësore të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget nga të gjitha palët”, shkruan Soreca.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH