Aktualitet

Vrasja e Rashës, prokuroria sekuestron bisedat e efektivit

Shkruar nga Liberale
Vrasja e Rashës, prokuroria sekuestron bisedat e efektivit

Prokuroria ka sekuestruar të gjitha bisedat e raportuara në sallën operative nga efektivët e policisë lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha.

Të gjitha bisedat janë marrë nga sistemi TIMS, aty ku edhe regjistrohen. Në dosjen hetimore të prokurorisë cilësohet se si dy efektivët kanë raportuar dhe kanë kërkuar përforcime në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha”, aty ku dhe u bë ndjekja e Klodian Rashës.

Sipas të dhënave të siguruara nga prokuroria, oficeri i ka kërkuar Rashës të ndalojë rreth orës 01 e 10 minuta pas mesnate e në momentin që ai është larguar me vrap, e ka ndjekur për disa metra.

Efektivi i Shqiponjave, gjatë ndjekjes, ka thënë për prokurorinë se në një moment i dyshuari është kthyer dhe se i ka thënë mos u afro se do të të qëlloj. Kaq ka mjaftuar që efektivi të bërtasë “Armë”, në mënyrë që të ishte një formës injalizuese për oficerin tjetër, i cili menjëherë ka bërë raportimin në sallën operative.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH