Aktualitet

Vrasja e pronarit të lokalit, motra shpërthen në lot: Nuk mundem...

Shkruar nga Liberale
Vrasja e pronarit të lokalit, motra shpërthen në lot: Nuk

Pronari i një lokali në fshatin Mborje në Korçë është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët e tij rreth orës 07.15 të mëngjesit të sotëm. F

lamur Duci, 45-vjeç është gjetur pranë lokalit të tij ky dyshohet se është vrarë nga dy persona që i kanë zënë pritë në afërsi të lokalit rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Atij i janë gjetur plagë në trup të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prerës si dhe disa djegie.

Viktima nuk rezulton të jetë person me precedentë panele, ndërsa nga banorët e zonës njihej si njeri i qetë dhe pa probleme.

Sipas Report TV, motra e Flamur Ducit, pronari të lokalit në fshatin Mborje që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm pranë lokalit të tij ka shpërthyer në lot pranë trupit të pajetë të të vëllait.

"Nuk mundem, kush e vrau", dëgjohet të thotë ajo mes lotësh./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH