Aktualitet

Vrasja e pronarit, fqinjët ngrenë dyshime për familjarët e ish-gruas

Shkruar nga Liberale
Vrasja e pronarit, fqinjët ngrenë dyshime për familjarët e

Familjarët dhe fqinjë të Flamur Ducit, pronarit të lokalit që u gjet i pajetë paraditen e sotme në Korçë kanë ngritur dyshime se ai mund të jetë vrarë nga familjarët e ish-gruas së tij.

Ata ishin divorcuar, ndërkohë që kishin dy vajza. Fqinjët thonë se ish-gruas nuk i pëlqenin shqiptarët, prandaj iku në Francë.

"Ata ia kanë bërë. Gruaja është në Francë. Nuk i pëlqenin shqiptarët. Çfarë i kanë bërë. Ata e kanë bërë me nge, e kanë çarë me thika e kanë djegur. I vuajtur tërë jetën, çfarë i kanë bërë. Në 6 të mëngjesit ia kishin bërë. Ai ishte jashtë marketit trupit. Ça do i grabisnin, çfarë lekësh kishte ai, ku t'i gjente lekët. Kuptohet ajo punë hasmërie është, përderisa e kanë djegur", thonë fqinjët, shkruan shqiptarja.com.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH