Aktualitet

Vrasja e mësuesit në Francë, avokatja "plas sherrin" në studio

Shkruar nga Liberale
Vrasja e mësuesit në Francë,  avokatja "plas sherrin"

Vrasja e një mësuesi në Francë nga një ekstremist islamist ka shokuar botën.

Samuel Paty kishte marrë kërcënime pasi kishte treguar një karikaturë të profetit Muhamed në klasë.

Avokatja Migena Balla, praktikante e besimit mysliman, tha se ishte vetë profesori që provokoi dhe nxiti urrejte fetare.

Sipas saj, krimi është pasoja e veprimit të profesorit. Deklaratat e saj shkaktuan debat në studio, pasi panelistet i dolën kundër.

“Profesori provokoi dhe nxiti urrejte fetare. Nëse do ishte mësuesi i fëmijës tim dhe ti thontë “dil jashtë se do shaj fenë tëndë”, unë do ndihesha e diskriminuar.

Krimi është pasoja, duhet të merremi me shkakun.

Të thuhet akt terrorist, personi duhet të tentojë destabilizimin e atij shteti.”, tha avokatja Migena Balla.

Mësuesit Paty iu pre koka nga një ekstremist islamik në 16 tetor pranë shkollës së mesme në Conflans-Sainte-Honorine, Yvelines, dhjetë ditë pasi u tregoi nxënësve të tij karikaturat e Muhamedit gjatë orëve mbi lirinë e shprehjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH