Kosova

Vrasja e Liridonës, reagon kreu i OSBE në Kosovë: Rast brutal i femicidit! Thirrje zgjimi për të gjithë ne

Shkruar nga Liberale
Vrasja e Liridonës, reagon kreu i OSBE në Kosovë: Rast

Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, e ka cilësuar si një "rast brutal të femicidit”, vrasjen e Liridona Muslimut mbrëmjen e 29 nëntorit në qendër të Prishtinës.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Davenport thekson se shoqëria duhet të solidarizohet me rastin dhe të sensibilizohet gjatë 16 ditëve të Aktivizimit kundër dhunës në familje.

“I tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës – teksa shënojmë 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne – #VeproTani #StopFemicidit”, shkroi Davenport.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH